Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

Në 3-vjetorin e martesës mes Robin dhe Marigona Krasniqit, një video shumë emocionuese është publikuar në faqen e Instagramit të Marigonës, ku shihen krah për krah me bashkëshortin e saj. Të dy janë të veshur me kostum të zi, të shoqëruar me një këngë mjaft të ndjerë të Alex Warren. Marigona, në postimin e saj, […]

maj 9, 2025 - 20:00
 0  5
Robin dhe Marigona Krasniqi festojnë 3-vjetorin e martesës

Në 3-vjetorin e martesës mes Robin dhe Marigona Krasniqit, një video shumë emocionuese është publikuar në faqen e Instagramit të Marigonës, ku shihen krah për krah me bashkëshortin e saj.

Të dy janë të veshur me kostum të zi, të shoqëruar me një këngë mjaft të ndjerë të Alex Warren.

Marigona, në postimin e saj, shkruan:

“Para tre vjetësh i premtuam njëri-tjetrit që do të ecim tërë jetën dorë për dore dhe çdo moment prej asaj dite ka qenë më i bukur sepse ishe ti. Ke qenë fuqia ime në kohë të vështira, buzëqeshja ime në lumturi dhe paqja në mes.”

Ajo vazhdon më tej duke thënë se është shumë me fat që ka gjetur jo vetëm një partner, por një shok dhe një shpirt binjak.
Robin dhe Marigona janë një ndër çiftet më të konsoliduara në showbizin shqiptar dhe gjithashtu janë prindër të një djali të mrekullueshëm.