Degët e OVL UÇK-së në takim, më 17 shkurt vendosen lule në të gjitha memorialet e dëshmorëve të vendit

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtunën ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të kësaj organizate. Aty u diskutua dhe u vendos se më datën 17 shkurt për nderë të shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vendosen lule tek të gjitha memorialët e dëshmorëve. Të hënën

shkurt 15, 2025 - 20:00
 0  8
Degët e OVL UÇK-së në takim, më 17 shkurt vendosen lule në të gjitha memorialet e dëshmorëve të vendit
deget-e-ovl-uck-se-ne-takim,-me-17-shkurt-vendosen-lule-ne-te-gjitha-memorialet-e-deshmoreve-te-vendit

deget-e-ovl-uck-se-ne-takim,-me-17-shkurt-vendosen-lule-ne-te-gjitha-memorialet-e-deshmoreve-te-vendit

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtunën ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të kësaj organizate.

Aty u diskutua dhe u vendos se më datën 17 shkurt për nderë të shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vendosen lule tek të gjitha memorialët e dëshmorëve.

Të hënën këto aktivitete do të fillojnë nga ora 09:30 në Prekaz, për të vazhduar në ora 10:00 në kompleksin e dëshmorëve në Morinë, si  dhe në të njëjtën kohë homazhet bëhen në të gjitha komunat e tjera të vendit.

Nga OVL-UCK, potencuan se ky vendim u përkrah unanimisht nga të gjithë kryetarët e degëve. /KlanKosova/