Agjencia për Komunikime Elektronike – AKE, po ua ndan rrugët Fetait e Aliut!
Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencia për Komunikime Elektronike është anuluar pasi komisioni i formuar për shqyrtimin e kandidaturave nuk ka arritur ujdi për emërimin e drejtuesit The post Agjencia për Komunikime Elektronike – AKE, po ua ndan rrugët Fetait e Aliut! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencia për Komunikime Elektronike është anuluar pasi komisioni i formuar për shqyrtimin e kandidaturave nuk ka arritur ujdi për emërimin e drejtuesit të ri. Siç raporton TV21, vendimi vjen pas dy javësh debatesh dhe zërave për ndërhyrje politike në këtë proces.
Nga raportimet e medias, zgjedhja e drejtorit u bë “mollë sherri” brenda anëtarëve të ASH që janë pjesë e koalicionit VLEN, ku Arben Fetai, Azir Aliu dhe Mimoza Musa janë përmendur si mbështetës të kandidatëve të ndryshëm, duke krijuar spekulime për presione politike. Megjithatë, zëdhënësi i koalicionit, Albrim Hoxha, ka mohuar përplasje të brendshme dhe ka siguruar se “procesi po zhvillohet sipas kritereve profesionale dhe ligjore”.
Sipas kushteve të shpalljes, kandidatët duhet të kenë të paktën pesë vite përvojë në fushën e komunikimeve elektronike dhe certifikata ndërkombëtare të gjuhës angleze. Nga 9 kandidatët fillestarë, njëri nuk përmbushte kriteret ligjore, ndërsa një tjetër nuk u paraqit në intervistë, duke lënë vetëm 7 persona në garë.
Agjencia për Komunikime Elektronike ka një rol kyç në rregullimin e tregut të telekomunikacioneve, mbikëqyrjen e operatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme për qytetarët dhe bizneset, ndaj zgjedhja e drejtorit të ri ka rëndësi të madhe për funksionimin e këtij institucioni.
Në këtë situatë, anulimi i konkursit ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe debate mbi ndikimin e politikës në institucionet rregullatore. Gazeta Flaka
The post Agjencia për Komunikime Elektronike – AKE, po ua ndan rrugët Fetait e Aliut! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .