Arbër Ademi kundër Bekim Sali: “Jemi një komb, shqiptarë kudo”

“Në takimin me Presidentin Bajram Begaj diskutuam mbi situatën aktuale politike në vend, ku shkëmbyem mendime dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve tona, si dhe në planin The post Arbër Ademi kundër Bekim Sali: “Jemi një komb, shqiptarë kudo” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 27, 2026 - 23:30
 0
Arbër Ademi kundër Bekim Sali: “Jemi një komb, shqiptarë kudo”

“Në takimin me Presidentin Bajram Begaj diskutuam mbi situatën aktuale politike në vend, ku shkëmbyem mendime dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve tona, si dhe në planin kombëtar mes popujve tanë. Me këtë rast theksova se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përfaqësohen në mënyrën më të mirë, duke luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në institucionet shtetërore, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, përveçse janë shtetet miqësore fqinje, janë edhe dy vende që kanë aspirata të përbashkëta në rrugën europiane”, tha pas takimit zëvendëskryeministri Bekim Sali, gjë që ngjalli reagimin e Arbër Ademit nga BDI. “… si dhe në planin kombëtar mes popujve tanë”, ky konstatim ishte preteksti i reagimit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete fqinje, anëtare të NATO-s dhe që ndajnë të njëjtin ideal për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Në Maqedoninë e Veriut jeton i njëjti popull shqiptar që jeton në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë. Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk guxojnë të ngatërrohen me marrëdhëniet tona kombëtare si shqiptar. Jemi një komb. Jemi shqiptar. Vetëm aq, zoti Zëvendëskryeministër i Parë. Nuk jemi popuj të ndryshëm! Dhe kurrë s’kemi për të qenë.”

Ademi nënvizoi se identiteti dhe solidariteti kombëtar shqiptar nuk duhet të ndikohen nga marrëdhëniet politike ndërmjet shteteve, duke rikujtuar rëndësinë e unitetit për komunitetin shqiptar në rajon. Gazeta Flaka

The post Arbër Ademi kundër Bekim Sali: “Jemi një komb, shqiptarë kudo” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .