Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm

Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, Avni Dehari, ka thënë se sot do t`i drejtohet presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, me një letër, ku tha se do t’i kërkoj interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë. Dehari po ashtu ka thënë se një seancë e re

Prill 16, 2025 - 12:00
 0  8
Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm
dehari-sot-do-t’i-drejtohet-presidentes-osmani-per-hapat-e-metutjeshem

dehari-sot-do-t’i-drejtohet-presidentes-osmani-per-hapat-e-metutjeshem

Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, Avni Dehari, ka thënë se sot do t`i drejtohet presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, me një letër, ku tha se do t’i kërkoj interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë.

Dehari po ashtu ka thënë se një seancë e re nuk dihet nëse do të mbahet brenda 48 orëve, ashtu siç parashihet, siç tha derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.

Ndryshe dje kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj, pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave.