Kajtazi: GPS u vendos me nënshkrim të Agon Bytyqit, zv/shef në AKI – vëllai i ish-kandidates së GUXO

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se pajisja gjurmuese GPS që iu vendos në veturë i përket Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kajtazi ka zbuluar se pajisja është vendosur me nënshkrim të Agon Bytyqit, zëvendësshef në AKI. “Unë di shumëçka rreth kësaj. Ajo që mund të them është se po, pajisja i përket AKI-së. Është pajisje

shkurt 20, 2025 - 02:00
 0  5
Kajtazi: GPS u vendos me nënshkrim të Agon Bytyqit, zv/shef në AKI – vëllai i ish-kandidates së GUXO
kajtazi:-gps-u-vendos-me-nenshkrim-te-agon-bytyqit,-zv/shef-ne-aki-–-vellai-i-ish-kandidates-se-guxo

kajtazi:-gps-u-vendos-me-nenshkrim-te-agon-bytyqit,-zv/shef-ne-aki-–-vellai-i-ish-kandidates-se-guxo

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se pajisja gjurmuese GPS që iu vendos në veturë i përket Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kajtazi ka zbuluar se pajisja është vendosur me nënshkrim të Agon Bytyqit, zëvendësshef në AKI.

“Unë di shumëçka rreth kësaj. Ajo që mund të them është se po, pajisja i përket AKI-së. Është pajisje e prodhimit anglez, të cilën e posedon AKI-ja, e ka posedu edhe Policia e Kosovës. Po ashtu mund t’ju konfirmoj publikisht që pajisja është vendosë në mënyrë të kundërligjshme, është vendos me nënshkrim të zv/shefit të AKI-së, Agon Bytyqit”, ka thënë Kajtazi në Klan Kosova.

Ai ka deklaruar po ashtu se Agon Bytyqi është vëllau i Gresa Bytyqit, ish-kandidate për deputete nga Lista GUXO.

Sipas Kajtazit, qëllimi ka qenë zbulimi i burimeve dhe frikësimi i tij.

“Agon Bytyqi është vëllau i ish një kandidateje të Listës Guxo për deputete, është vëllau i Gresa Bytyqit, anëtare e Partisë Guxo. Të gjitha këto vendime janë ndërmarrë në mënyrë të kundërligjshme, sepse nuk ka pasë vendim të Gjykatës. Duhet vendim i Gjykatës Supreme. Kanë pasë për qëllim të më zbulojnë për të m’i zbuluar burimet dhe të më frikësojnë”, ka deklaruar ai.

Kajtazi ka thënë se në këtë rast i përfshirë është edhe Kujtim Shala, kryeinspektor në këtë institucion.

“Ekziston një urdhëresë e paligjshme e z. Agon Bytyqi, jo e shefit të AKI-së, sepse ai nuk ka qenë në atë kohë kur është nënshkru kjo. Për këtë është në dijeni edhe i përfshirë edhe Kujtim Shala, kryeinspektor që do të duhej të ndërmerrte masa. Është pjesë e organizimit edhe ai. Iniciativën për këtë e ka ndërmarrë personi të cilin e kam përmend më herët, që e ka udhëheq një zyre kundër Luftës Hibride, i cili është autor i shkrimeve të rrejshme kundër gazetarëve”, ka deklaruar Kajtazi.