“Democracy Lab” mbështet studentët: Protesta e 6 prillit është e drejtë demokratike

Organizata “Democracy Lab” ka shprehur mbështetjen e saj për studentët lidhur me protestën e paralajmëruar më 6 prill, duke e cilësuar atë si një të drejtë themelore demokratike dhe shprehje The post “Democracy Lab” mbështet studentët: Protesta e 6 prillit është e drejtë demokratike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 14:00
“Democracy Lab” mbështet studentët: Protesta e 6 prillit është e drejtë demokratike

Organizata “Democracy Lab” ka shprehur mbështetjen e saj për studentët lidhur me protestën e paralajmëruar më 6 prill, duke e cilësuar atë si një të drejtë themelore demokratike dhe shprehje të përgjegjësisë qytetare.

Në reagimin e saj publik, organizata thekson rëndësinë e respektimit të të drejtës për protestë dhe kërkesave të studentëve.

“E drejta për protestë është një e drejtë themelore demokratike dhe shprehje e përgjegjësisë qytetare,” thuhet në reagim.

Democracy Lab nënvizon se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe kërkon nga institucionet që të reflektojnë në përputhje me ligjin.

“Ne mbështesim studentët në kërkesat e tyre legjitime dhe u bëjmë thirrje institucioneve që të reflektojnë dhe, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të ofrojnë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Po ashtu, organizata apelon që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi nga të gjitha palët.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me vlerat demokratike.”

Në fund, Democracy Lab kërkon maturi dhe përgjegjësi institucionale gjatë këtij procesi.

“Apelojmë që të gjitha palët të tregojnë përgjegjësi dhe maturi në përmbushjen e rolit të tyre,” përfundon reagimi. Gazeta Flaka

The post “Democracy Lab” mbështet studentët: Protesta e 6 prillit është e drejtë demokratike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .