Denion Meidani uron 7 Marsin me një foto të rrallë me babain, ish-presidentin Rexhep Meidani

Ambasadori Denion Meidani ka uruar Ditën e Mësuesit duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi të vjetër me babain e tij, ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Meidani. Fotoja është realizuar kur The post Denion Meidani uron 7 Marsin me një foto të rrallë me babain, ish-presidentin Rexhep Meidani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 7, 2026 - 14:00
 0
Denion Meidani uron 7 Marsin me një foto të rrallë me babain, ish-presidentin Rexhep Meidani

Ambasadori Denion Meidani ka uruar Ditën e Mësuesit duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi të vjetër me babain e tij, ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Meidani.

Fotoja është realizuar kur Denion Meidani ishte nxënës i shkollës fillore, në një nga bibliotekat e Tiranës.

Me këtë rast, ai ka përcjellë edhe një mesazh urimi për mësuesit, duke theksuar rolin që kanë pasur prindërit e tij në formimin e tij.

“Gëzuar Ditën e Mësuesit! Jam rritur mes librave, tregimeve dhe këshillave të dy njerëzve që jo vetëm më mësuan si të lexoj, por edhe si të kuptoj botën. Të kesh prindër mësues do të thotë të kesh mësimin me vete çdo ditë të jetës”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij, Meidani ka shprehur edhe mirënjohje për mësuesit për kontributin e tyre në edukimin e brezave.

“Faleminderit për gjithçka që na keni mësuar – në klasë dhe në shtëpi”, ka theksuar ai. Gazeta Flaka

The post Denion Meidani uron 7 Marsin me një foto të rrallë me babain, ish-presidentin Rexhep Meidani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .