Deputetët e VV-së tregojnë se pse u lanë jashtë listës për deputetë Besnik Bislimi dhe Liburn Aliu

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka publikuar të mërkurën listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku bartës i listës është Albin Kurti. Numër dy në listë është kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër

dhjetor 13, 2024 - 11:00
 0  6
Deputetët e VV-së tregojnë se pse u lanë jashtë listës për deputetë Besnik Bislimi dhe Liburn Aliu
deputetet-e-vv-se-tregojne-se-pse-u-lane-jashte-listes-per-deputete-besnik-bislimi-dhe-liburn-aliu

deputetet-e-vv-se-tregojne-se-pse-u-lane-jashte-listes-per-deputete-besnik-bislimi-dhe-liburn-aliu

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka publikuar të mërkurën listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku bartës i listës është Albin Kurti.

Numër dy në listë është kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Por, në këtë listë anipse ka emra të vjetër e të rinjë, aty nuk kanë figuruar dy emrat e figurave kryesore të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, ai i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Deputetët e partisë në pushtet (LVV) e kanë arsyetuar mungesën e Aliut e Bislimit në listën për deputetë, duke thënë se Bislimi është shef i shtabit zgjedhor, ndërsa Aliu nuk ka dashur të garojë në këto zgjedhje.

Enver Haliti shpjegon arsyet e largimit të Aliut dhe Bislimit nga lista e VV për zgjedhjet e vitit 2025

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti në një prononcim për “Front Online” ka folur pasi VV-ja i la jashtë listës për deputet Liburn Aliun e Besnik Bislimin.

Haliti thotë se Aliu dhe disa emra të tjerë nuk kanë pasur vullnet të garojnë në zgjedhje.

Derisa, ai deklaron se Bislimi as në zgjedhjet e 2021 nuk ka qenë pjesë e listës zgjedhore.

“Besnik Bislimi nuk ka qenë as në zgjedhjet e kaluara sepse ishte dhe do të jetë shef i shtabit zgjedhorë edhe në këto zgjedhje që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Nuk është vetëm Liburni që nuk është në listë, janë edhe Tinka Kurti, Yllza Hoti dhe të tjerë që me vullnetin e tyre nuk kanë dashur që të garojnë në këto zgjedhje”, shprehet Haliti për “Front Online”.

Deputeti i VV’së: Bislimi nuk është pjesë e listës pasi është shef i shtabit, për Aliun do të flasë ai vetë

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, ka komentuar mos përfshirjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut në listën për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.

Thaçi për “Front Online” ka shpjeguar se Bislimi, si shef i shtabit zgjedhor, nuk ka qenë pjesë e listës as në vitin 2021, duke e cilësuar atë një nga organizatorët më të mirë të mundshëm të zgjedhjeve.

Sa i përket Liburn Aliut, Thaçi ka thënë se nuk di arsyen për të cilën nuk është përfshirë në listë, duke e vlerësuar atë si një ndër ministrat më të suksesshëm të VV-së.

“Bislimi është shef i shtabit dhe për këtë arsye nuk ka qenë pjesë e listës njëjtë ka vepruar edhe në vitin 2021. Bislimi është njëri ndër organizatorët më të mirë të mundshëm për organizimin e zgjedhjeve. Për Liburn Aliun nuk e di pse nuk është pjesë e listës, edhe ai është njëri ndër ministrat më të suksesshëm por do ja lëjmë kohës dhe të deklarohet ai vet. Liburni është shtylla kryesore e VV”, ka thënë Thaçi.

Zyba i VV’së flet për mos përfshirjen e Bislimit dhe Aliut: Nuk ka asgjë për të shtuar për figurën e çmuar të tyre

Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Salih Zyba, ka komentuar mos përfshirjen e Besnik Bislimit dhe Liburn Aliut në listën për deputetë, duke theksuar se kryesia e partisë ka pasur parasysh të gjitha kërkesat dhe nevojat e strukturës në hartimin e listës.

Zyba ka theksuar se nuk ka asgjë për të shtuar për figurat e çmuara si Liburn Aliu dhe Bisnik Bislimi, duke sugjeruar se vendimi është marrë pas një vlerësimi të plotë dhe të gjithanshëm.

“Kryesia i ka pas përbazë të gjitha, mund të jetë kërkesa ose nevoja të strukturës kjo nuk nënkupton që mund të ketë mos përfshirje në listë. S’ki as çka shton për figurat e çmuar si Liburni e Bislimi”, ka thënë Zyba për “Front Online”.

Ndryshe, edhe PDK, LDK, AAK-NISMA të mërkurën kanë prezantuar listën për deputetë.