Ramush Haradinaj nga Vitia: Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare mbi 1000
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Viti, ka thënë se nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro. Tutje Haradinaj ka thënë se Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Viti, ka thënë se nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro.
Tutje Haradinaj ka thënë se Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim, cmimi i energjisë elektrike do të ulët për të paktën 20%, do të trefishohen subvencionet për bujqësi, etj.
Njoftimi i plotë:
Kosova Fituese 137 – fitore për Vitinë e mbarë vendin!
Vitia nuk do të mbetet anash, siç e la ky pushtet, por, do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje; lidhje me autostradën e ndërtuar në kohën tonë.
Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000.
Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim.
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%.
Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset, partnere me shtetin, hisenike në projektet kapitale publike.
Për hapjen e bizneseve të reja, të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.
Do të trefishohen subvencionet për bujqësi.
Me Kosovën përkrah Amerikës dhe aleatëve strategjik, antarësimin direkt në NATO, do të hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik. Ja sot ja kurrë – 137.
Për Kosovën Fituese