Deputetët i ulën koeficientet për rroga në Maqedoninë e Veriut, por do të kenë rroga më të larta
Deputetët I kanë ulur koeficientet për rroga nga 3.04 në 2.69 dhe nga 3.92 në 3.47. Por, ajo nuk nënkupton se rrogat do të ulen, por nënkupton se ato nuk do të rriten në mënyrë drastike, raporton Telma, përcjell Portalb.mk. Komisioni kuvendor përkatës sot ka miratuar koeficientet, duke vlerësuar se përmes kësaj do të ndalohet […]
Deputetët I kanë ulur koeficientet për rroga nga 3.04 në 2.69 dhe nga 3.92 në 3.47. Por, ajo nuk nënkupton se rrogat do të ulen, por nënkupton se ato nuk do të rriten në mënyrë drastike, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.
Komisioni kuvendor përkatës sot ka miratuar koeficientet, duke vlerësuar se përmes kësaj do të ndalohet rritja joproporcionale te rroga e funksionarëve.
Paga e zyrtarëve llogaritet duke shumëzuar pagën mesatare vjetore të një viti më parë me një koeficient që lëvizin sipas kompleksitetit të punës. Megjithatë, kjo qasje shkakton një rritje enorme të pagave të zyrtarëve dhe një hendek midis pagave të tyre dhe pagave të të gjithë të tjerëve në vend, prandaj u propozuan ndryshime në ligj.
“Për” votuan gjithë anëtarët e Komisionit, ndërsa asnjëri nuk u paraqit për diskutim. Koeficientet e rinj do të fillojnë të zbatohet nga muaji i ardhshëm.
Por, edhe me uljen e koeficientit, për shkak rritjes së rrogës mesatare, rroga e tyre do të shënojë rritje nga tri deri gjashtë mijë denarë.
Ndryshe, ngrirja e pagave të personave të emëruar dhe të zgjedhur, gjyqtarëve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, prokurorëve publikë dhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ky është vendimi që është marrë më 10 dhjetor të vitit 2024 në seancën e Qeverisë me të cilin konfirmohet se të zgjedhurve dhe të emëruarve nuk do t’u rriten pagat.
Ndryshe, Enti Shtetëror i Statistikave më 21 janar njoftoi se paga mesatare e paguar neto në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 përqind në krahasim me muajin nëntor të viti 2023.