Marta Kos: Çështja nuk është se sa presin vendet e Ballkanit Perëndimor, por se sa vullnet politik kanë ata

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është proces i bazuar në merita, jo në kornizë kohore, kështu tha sot komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në diskutimin “Zgjerohu për të përparuar: A do të rritet Evropa?” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton Portalb.mk. “E dini, ndonjëherë dëgjoj, vendet e Ballkanit Perëndimor, ata presin kaq gjatë. Nuk […]

Jan 22, 2025 - 20:00
 0  6
Marta Kos: Çështja nuk është se sa presin vendet e Ballkanit Perëndimor, por se sa vullnet politik kanë ata
Marta Kos. Foto nga Portalb.mk

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është proces i bazuar në merita, jo në kornizë kohore, kështu tha sot komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në diskutimin “Zgjerohu për të përparuar: A do të rritet Evropa?” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton Portalb.mk.

“E dini, ndonjëherë dëgjoj, vendet e Ballkanit Perëndimor, ata presin kaq gjatë. Nuk ka të bëjë me sa kohë presin. Është çështje e vullnetit të tyre politik dhe sa mund të japin”, theksoi Kos.

Sipas Kos, Bashkimi Evropian monitoron nga afër se çfarë ndodh në vendet kandidate për anëtarësim dhe ato përgjithësisht janë të detyruara të plotësojnë disa kushte, sipas parimit “merre ose lëre”.

“Më vjen keq që e them kaq hapur”, tha komisionerja për zgjerimin e BE-së, duke shtuar se tani nuk ka asnjë mundësi për të negociuar një vlerë themelore që është e rëndësishme për BE-në.

Sipas Kos, nëse krahasojmë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë, e cila është kandidate, Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2045.

Ajo e sheh procesin e zgjerimit si një proces të bazuar në merita, jo një garë kohore.

Eurokomisionerja disa herë ka përsëritur se Maqedonia e Veriut duhet patjetër t’i bëjë ndryshimet kushtetuese nëse dëshiron të ecë përpara në eurointegrime.

Ndryshe, euroambasadori në Maqedoni Mihalis Rokas disa ditë më parë se se ka interes të madh dhe vullnet të mirë në BE ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e kapitullit të negociatave, por se përbërja e re parlamentare duhet të përshpejtojë punën e saj dhe të vazhdojë me reformat që janë të nevojshme për procesin e integrimit evropian të vendit, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.