Komisioni votoi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësinë e arsimit të lartë, u kundërshtua nga BDI-ja
Me tetë vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në mbledhje e konstatoi Propozim – vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, raporton MIA Duke e arsyetuar këtë pikë të rendit të ditës, në fjalën e tij, kryetari i […]
Me tetë vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në mbledhje e konstatoi Propozim – vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, raporton MIA
Duke e arsyetuar këtë pikë të rendit të ditës, në fjalën e tij, kryetari i Komisionit, Gjorgji Sajkoski tha se në pajtim me nenin 57 paragrafi 1 pika 2 nga Ligji për arsim të lartë, drejtori i Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë kujdeset për zbatimin e vendimeve dhe zgjidhjeve të Këshillit për akreditime dhe Këshillit për evaluim, por edhe përgjigjet për ligjshmërinë e punës së Agjencisë në tërësi, përfshirë edhe tre organet – drejtorin, Këshillin për akreditim dhe këshillin për evaluim.
Ai përmendi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë të parashtrojë raport me shfaqje tabelare të të dhënave nga kompetencat e Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, numër dhe datë të kërkesës së parashtruar për akreditim të vitit studentor, numër dhe datë të vendimit për akreditim të programit studimor dhe cilit cilës i referohet, për periudhën prej vitit 2023 dhe vitit 2024.
Lidhur me këtë pikë, në fjalën procedurale, deputeti Sali Murati tha se ekziston shkelje e procedurave të rregullores dhe se mbledhja është caktuar pa parashtrim me kohë të materialeve. Deputetja Arbana Pasholli theksoi se nuk janë parashtruar me kohë materialet lidhur me këtë pikë.
Ata kërkuan më shumë dëshmi nga Ministria për Arsim dhe Shkencë rreth shkeljeve që i ka bërë drejtori i Agjencisë.
Kryetari i Komisionit, Sajkoski, tha se sot vetëm japin propozim për shkarkim të drejtorit, ndërkaq do të ketë mbledhje plenare, në të cilën ai do të thirret dhe do të japë arsyetimin e vet.
Ndryshe, kontrollet e punës së fakulteteve dhe universiteteve, mbyllja e disa instituteve shkencore dhe përgatitja e një pakoje të re ligjesh kohëve të fundit shkaktuan një lëvizje në arsimin e lartë.
Më 26 tetor të vitit 2024, kryeministri Hristijan Mickoski në deklaratë për media tha se nuk është i kënaqur nga gjendja, në të cilën gjendet arsimi, posaçërisht arsimi i lartë dhe se po ndërmerren hapa në drejtim të stabilizimit të gjendjes. Ai tha se janë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në disa universitete dhe se tashmë ka fotografi të qartë se çka po ndodh.