Deputeti Salim Sulejmani tregon besnikëri ndaj Taravarit: “E vërteta fiton gjithmonë”

Pas mungesës së tij në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, ku u vendos largimi nga qeveria, u përhapën spekulime në rrjetet sociale mbi qëndrimin e deputetit nga The post Deputeti Salim Sulejmani tregon besnikëri ndaj Taravarit: “E vërteta fiton gjithmonë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 15, 2025 - 19:00
 0  3
Deputeti Salim Sulejmani tregon besnikëri ndaj  Taravarit: “E vërteta fiton gjithmonë”

Pas mungesës së tij në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, ku u vendos largimi nga qeveria, u përhapën spekulime në rrjetet sociale mbi qëndrimin e deputetit nga Struga, Salim Sulejmani, transmeton Flaka Media

Ndërsa kryetari i ASH-së, Arben Taravari, deklaroi se mungesa e Sulejmanit ishte për arsye familjare, shumë komentues në rrjete hodhën dyshime mbi lojalitetin e tij ndaj vendimit të partisë.

Mirëpo, këtë mëngjes, Sulejmani u është përgjigjur qartë këtyre zërave përmes një postimi simbolik në Facebook, ku publikoi një fotografi së bashku me Taravarin dhe mbishkrimin:

“E vërteta fiton… gjithmonë.”

Fotoja u shpërnda me shpejtësi nga dhjetëra aktivistë të ASH-së, duke e interpretuar si konfirmim publik të qëndrimit të tij pro vendimit për dalje nga qeveria dhe mbështetje të qartë për drejtimin politik të Taravarit.

Ky veprim i Sulejmanit vjen në një moment të rëndësishëm, kur Aleanca për Shqiptarët po përjeton ndarje të thella politike dhe formale me koalicionin qeveritar dhe strukturat e VLEN-it, ndërkohë që në opinion publik çdo pozicionim i deputetëve ka peshë të veçantë për të ardhmen e partisë. Flaka Media

The post Deputeti Salim Sulejmani tregon besnikëri ndaj Taravarit: “E vërteta fiton gjithmonë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .