VLEN zgjedh koordinator të ri, Snopçe me gjasë do të drejton grupin e ri parlamentar të ASH-së!

Përçarjet brenda koalicionit VLEN po formalizohen edhe në Kuvend. Gjatë ditës së sotme, grupi parlamentar i VLEN, tashmë pa deputetët e Aleancës për Shqiptarët të krahut të Arben Taravarit, ka The post VLEN zgjedh koordinator të ri, Snopçe me gjasë do të drejton grupin e ri parlamentar të ASH-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 15, 2025 - 19:00
 0  4
VLEN zgjedh koordinator të ri, Snopçe me gjasë do të drejton grupin e ri parlamentar të ASH-së!

Përçarjet brenda koalicionit VLEN po formalizohen edhe në Kuvend. Gjatë ditës së sotme, grupi parlamentar i VLEN, tashmë pa deputetët e Aleancës për Shqiptarët të krahut të Arben Taravarit, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare tek Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, për të ndryshuar koordinatorin e grupit parlamentar, transmeton Flaka Media

Në vend të deputetit Halil Snopçe, është zgjedhur deputeti Bekim Qoku si koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN. Ndërkohë, Merita Kollci Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi janë emëruar si zëvendës-koordinatorë të grupit.

Burime të brendshme bëjnë të ditur se Halil Snopçe pritet të jetë kryetar i një grupi të ri parlamentar, që do të përfshijë pesë deputetët e Aleancës për Shqiptarët të krahut të Taravarit. Këto zhvillime ndodhin në vazhdën e vendimit të ASH-së për t’u larguar nga qeveria dhe nga bashkëpunimi me partitë shqiptare brenda koalicionit VLEN.

Kjo lëvizje shënon një hap drejt ndarjes definitive politike, duke i dhënë fund bashkëpunimit të brendshëm mes partive shqiptare që përbënin bërthamën e VLEN-it. Flaka Media

The post VLEN zgjedh koordinator të ri, Snopçe me gjasë do të drejton grupin e ri parlamentar të ASH-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .