Derbi në merkato: Milan dhe Inter në garë për super portierin

Derbi milanez në merkato. Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato. Si Milani ashtu dhe Interi janë në kërkim të një portieri, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë […]

shtator 20, 2025 - 00:30
 0
Derbi në merkato: Milan dhe Inter në garë për super portierin

Derbi milanez në merkato.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Milani ashtu dhe Interi janë në kërkim të një portieri, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.

Siç raporton Tuttosport, Milan dhe Inter do të duelojnë në verë për shërbimet e portierit të Cagliarit, Elia Caprile.

24-vjeçari po shkëlqen me Cagliarin këtë sezon dhe klubet e Milanos e kanë identifikuar si përforcimin e duhur për portën.

Cagliari e bleu Caprile nga Napoli për 8 milionë euro, ndërsa për kartonin e tij klubet e Milanos do të duhet të pagujanë më së paku 30 milionë euro.