Deri më tash në Prishtinë, u numëruan veç 18 kuti me vota të kandidatëve për deputetë

Nga 258 kuti të rregullta të votimit, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë numëruar 13 kuti me vota të kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, tetë prej tyre janë në proces. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryesuesja e Komisionit

shkurt 13, 2025 - 14:00
 0  9
Deri më tash në Prishtinë, u numëruan veç 18 kuti me vota të kandidatëve për deputetë
deri-me-tash-ne-prishtine,-u-numeruan-vec-18-kuti-me-vota-te-kandidateve-per-deputete

deri-me-tash-ne-prishtine,-u-numeruan-vec-18-kuti-me-vota-te-kandidateve-per-deputete

Nga 258 kuti të rregullta të votimit, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë numëruar 13 kuti me vota të kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, tetë prej tyre janë në proces.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami.

Numërimi në këtë qendër ishte paraparë të zgjasë deri në shtatë ditë, por për shkak të problemeve teknike, Bajrami tha se nuk dihet me saktësi se kur do të përfundojë.

Sot është dita e tretë prej kur ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në Obiliq, në Lipjan dhe Partesh.