Bedri Hamza në “Solid”: Pas fitores së 9 shkurtit do të bëhet ma mirë për krejt kompanitë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë e njohur të këpucëve “Solid” në Suharekë. Hamza ka thënë se çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Ai ka thënë se prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë e njohur të këpucëve “Solid” në Suharekë.
Hamza ka thënë se çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës.
Ai ka thënë se prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin.
Një palë këpucë, Hamza i ka blerë edhe vetë në “Solid”.
“Rrugës për në Suharekë u ndala në fabrikën e njohur të këpucëve “Solid”. Kjo kompani i ka 330 të punësuar, kryesisht gra, që prodhojnë çdo vit rreth 600 mijë palë këpucë. Çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Një palë këpucë i bleva edhe unë, se po na bjen me ecë në krejt Kosovën.
Prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin. Çdo ditë takohem me punëdhënës që janë edhe shtetndërtues në Republikën tonë. Nuk kam asnjë dyshim se për “Solid”-in, kompanitë e vyeshme të Suharekës dhe krejt sektorin privat, do të bëhet shumë ma mirë pas 9 shkurtit, ditës së fitores sonë të madhe”, ka shkruar Hamza.