Dëshmi nga hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Një dëshmitar nga SPB Veles konfirmoi se nuk ishte gjetur arma e Videvskit

Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, foli dëshmitari nga SPB Veles i propozuar nga i pandehuri i parë Ljupço Palevski. Bëhet fjalë për një punonjës të SPB Veles, transmeton Portalb.mk. Kur Palevski e pyeti nëse i ka parë lamerat e hotelit Romantic, ai ka konfirmuar […]

Mars 5, 2025 - 14:00
 0  4
Dëshmi nga hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Një dëshmitar nga SPB Veles konfirmoi se nuk ishte gjetur arma e Videvskit
Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e cila u vra në Shkup. Foto: Portalb.mk

Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, foli dëshmitari nga SPB Veles i propozuar nga i pandehuri i parë Ljupço Palevski. Bëhet fjalë për një punonjës të SPB Veles, transmeton Portalb.mk.

Kur Palevski e pyeti nëse i ka parë lamerat e hotelit Romantic, ai ka konfirmuar se këtë e ka bërë me kolegë të tjerë.

Palevski, nga shkresa zyrtare e dëshmitarit lexoi se thuhej se nga regjistrimet shihet se në automjetin “Renault Kangoo” ndodheshin dy persona dhe një në “Citroen”. E, ai më pas pyeti se si ishin veshur, për të cilën dëshmitari tha se nuk mund t’i përgjigjet sepse i kishte parë kamerat shumë kohë më parë.

Palevski më pas e pyeti dëshmitarin se pse nuk i është marrë armë Boro Videvskit, sepse gjatë bastisjes është gjetur patentë për armën, si dhe për një pushkë gjuetie.

Dëshmitari u përgjigj se gjatë bastisje nuk është gjetur pistoletë, por vetëm pushkë gjuetie, si dhe municione për të, si dhe fishekë për armën.

Ai ka sqaruar se edhe prokurorja është njoftuar gojarisht se mungonte një armë.

Në seancën e kaluar u prezantuan provat materiale nga mbrojtja e Gjorçevskit, ndërsa me propozimin e mbrojtjes së Palevskit u dëgjua një dëshmitar.

Pjesë e provave të paraqitura nga Prokuroria gjatë procesit ishin edhe dëshmitë e familjeve Vanja dhe Pançe. Në pyetje janë marrë edhe zyrtarë, inspektorë, të njohur dhe bashkëpunëtorë të të akuzuarit Ljupço Palevski. Më pas, Prokuroria ka nxjerrë më shumë prova materiale që përfshinin video incizime nga “Qyteti i sigurt”, komunikim elektronik i të akuzuarit Palevski, sende të mbledhura nga vendi i ngjarjes dhe raporte nga përpunimi teknik i veturës Renault Kangoo.

Sipas aktakuzës, Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se së bashku kishin planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Sipas aktakuzës, rrëmbimi i të ndjerit Pançe Zhezovski nga Velesi ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin “citroen” për ta përdorur në rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.