Një çiklist 78-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë pas goditjes me veturë në Shkup, shoferi është arrestuar

Një çiklist 78-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën mbrëmë vonë në një aksident trafiku pasi një 26-vjeçar e ka goditur me veturë “Mitsubishi Outlander”, transmeton Portalb.mk. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup, ndërsa në policinë e Shkupit është raportuar dhjetë minuta pas mesnate. Çiklisti B.K. (78) ka ndërruar jetë në vend, ndërsa […]

Mars 5, 2025 - 14:00
 0  4
Një çiklist 78-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë pas goditjes me veturë në Shkup, shoferi është arrestuar
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një çiklist 78-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën mbrëmë vonë në një aksident trafiku pasi një 26-vjeçar e ka goditur me veturë “Mitsubishi Outlander”, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup, ndërsa në policinë e Shkupit është raportuar dhjetë minuta pas mesnate.

Çiklisti B.K. (78) ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa shoferi K.V. (26) është ndaluar në stacionin policor në Kisella Vodë.

“Për procedim të mëtutjeshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.

Nga ana tjetër, nga Prokuroria thonë se po ndërmerren të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe përgjegjësisë së mundshme.

“Menjëherë pas ngjarjes, tek drejtuesi i mjetit nuk është regjistruar prania e alkoolit, por janë marrë mostra gjaku dhe urina për analiza shtesë. Është lëshuar urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, si dhe urdhër për sigurimin e çdo filmimi me video vëzhgim. Në inspektimin në vendngjarje është përfshirë edhe ekspert i trafikut, ndërsa automjeti është dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik“, thonë nga Prokuroria.