Dashnor Sula: Kryemagjistarët e listave e kthyen statutin e PD në Letër Bakalli

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka vijuar kritika në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të demokratve për qarkun e Elbasanit. Në një postim në rrjetet sociale, Sula shkruan se qytetarët e fesë krishtere janë të pa përfaqësuar, të cilët më parë përfaqësoheshin nga deputetja Zheni Gjergji. Po ashtu, Sula kujton se 6 bashki […]

Prill 6, 2025 - 14:00
 0  9
Dashnor Sula: Kryemagjistarët e listave e kthyen statutin e PD në Letër Bakalli

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka vijuar kritika në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të demokratve për qarkun e Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula shkruan se qytetarët e fesë krishtere janë të pa përfaqësuar, të cilët më parë përfaqësoheshin nga deputetja Zheni Gjergji.

Po ashtu, Sula kujton se 6 bashki në qarkun e Elbasanit nuk kanë përfaqësim nga PD. Ai thotë më tej se “kryemagjistarët e listave të PD e kthyen statutin e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomkratët e komunitetit të Krishterë.”

Postimi i Dashnor Sulës

Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?!

Zhdukja nga lista e kandidatëve, e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.

Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?

Përgjigja është: Askush!

Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demokratët e komunitetit të Krishterë. Lista është për primarin jo demokratët.