Sasho Drango, i cili vrau një ari u shkarkua nga posti i zëvendës drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Sasho Drango zv. drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë” është shkarkuar  dhe në vend të tij është emëruar Aleksandar Shukovski, transmeton Portalb.mk. Emërimin në postin e zv. drejtorit e ka bërë të ditur Shukovski në profilin e tij në Facebook. “Besimi i dhënë është obligim i madh, por edhe përgjegjësi, prandaj mund të premtoj se […]

Mars 5, 2025 - 14:00
 0  6
Sasho Drango, i cili vrau një ari u shkarkua nga posti i zëvendës drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”
Ariu i vrarë nga zëvendësdrejtori i NP "Rrugët e Maqedonisë". Foto: Amina Mundi/Facebook

Sasho Drango zv. drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë” është shkarkuar  dhe në vend të tij është emëruar Aleksandar Shukovski, transmeton Portalb.mk.

Emërimin në postin e zv. drejtorit e ka bërë të ditur Shukovski në profilin e tij në Facebook.

“Besimi i dhënë është obligim i madh, por edhe përgjegjësi, prandaj mund të premtoj se do të punoj shumë për ta arsyetuar besimin që më është dhënë”, ka shkruar Shukovski.

Ish-zëvendësdrejtori Sasho Drango, për opinionin u bë i njohur pas pozimit në një foto me një arush që e kishte vrarë në dhjetor të vitit 2024, për të cilën reagoi OJQ për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”.

Ariu është klasifikuar si kafshë e egër e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia persekutimi ose ngacmimi i tij është rreptësisht i ndaluar.