Dështon plani Trump, Irani shkatërron cisternën e naftës së Kuvajtit
Lufta në Lindjen e Mesme nuk ka të ndalur. Edhe pas pauzës disa ditore të kërkuar nga Donald Trump, Teherani ka sulmuar përsëri. Një cisternë me nafte bruto të ngarkuar plotësisht pranë Dubait u godit nga forcat e Iranit, ndërsa Presidenti Donald Trump paralajmëroi se SHBA-të do të shkatërronin termocentralet dhe puset e naftës së […]
Lufta në Lindjen e Mesme nuk ka të ndalur. Edhe pas pauzës disa ditore të kërkuar nga Donald Trump, Teherani ka sulmuar përsëri. Një cisternë me nafte bruto të ngarkuar plotësisht pranë Dubait u godit nga forcat e Iranit, ndërsa Presidenti Donald Trump paralajmëroi se SHBA-të do të shkatërronin termocentralet dhe puset e naftës së Iranit nëse nuk hap Ngushticën e Hormuzit.
Sulmi ndaj anijes Al-Salmi me flamur të Kuvajtit është i fundit në një varg sulmesh ndaj anijeve tregtare me raketa ose dronë shpërthyes nga ajri dhe deti në Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt. Konflikti njëmujor është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme, duke vrarë mijëra njerëz, duke ndërprerë furnizimin me energji dhe duke kërcënuar të çojë ekonominë globale në një rënie të papritur.
Pronari i anijes së Kuëait Petroleum Corp, tha se sulmi ndodhi herët të martën, duke shkaktuar dëmtime në trupin e anijes, por nuk pati të lënduar të raportuar. Autoritetet në Dubai thanë më vonë se kishin arritur ta vinin zjarrin nën kontroll pas një sulmi me dron ndaj cisternës.
Sulmet nga të dyja palët nuk po tregojnë shenja lehtësimi, me frikën e një konflikti më të gjerë në rritje.
Houthit e lidhur me Iranin hynë në luftë duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit ditët e fundit dhe Turqia raportoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani kishte hyrë në hapësirën ajrore turke përpara se të rrëzohej nga mbrojtja ajrore dhe raketore e NATO-s.
Izraeli kreu sulme me raketa mbi atë që e quajti infrastrukturë ushtarake në Teheran dhe infrastrukturë të përdorur nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani në Bejrut, duke lënë tym të zi mbi kryeqytetin libanez.
Shpërthime u dëgjuan në pjesë të Teheranit lindor dhe perëndimor disa minuta pasi Izraeli lëshoi një paralajmërim për sulme të afërta në qytet, raportoi të martën agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit. Banorët në lagjen lindore Pirouzi raportuan ndërprerje të energjisë elektrike pas shpërthimeve, ndërsa zyrtarët nga Ministria e Energjisë e Iranit filluan përpjekjet për të rivendosur energjinë elektrike, shtoi Tasnim. Ushtria izraelite tha herët të martën se katër ushtarë ishin vrarë në Libanin jugor, në të njëjtën zonë ku tre paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara nga Indonezia u vranë në dy incidente të ndara ditët e fundit.
Zëdhënësi ushtarak i Iranit tha në televizionin shtetëror se objektivat në valën e fundit të sulmeve me raketa dhe dronë të Teheranit përfshinin “strehime” të personelit ushtarak amerikan në pesë baza në rajon dhe në Izrael.