Destinacionet më të mira dimërore në Ballkan, një është në RMV
Dimri është në kulmin e tij për adhuruesit e borës dhe sporteve dimërore. Ballkani ofron zgjidhje të gjerë destinacionesh që kombinojnë kushte të shkëlqyera, çmime të përballueshme dhe mikpritje të ngrohtë. Nëse ende nuk e keni zgjedhur vendin për pushimet tuaja dimërore, hidhini një sy disa prej qendrave më të mira të skijimit në rajon, […]
Dimri është në kulmin e tij për adhuruesit e borës dhe sporteve dimërore. Ballkani ofron zgjidhje të gjerë destinacionesh që kombinojnë kushte të shkëlqyera, çmime të përballueshme dhe mikpritje të ngrohtë. Nëse ende nuk e keni zgjedhur vendin për pushimet tuaja dimërore, hidhini një sy disa prej qendrave më të mira të skijimit në rajon, shkruan Racin.mk, transmeton Portalb.mk.
Kopaonik, Serbi
Kopaoniku, qendra më e njohur dimërore në Serbi, është zgjedhja e përkryer për ski dhe relaksim. Me 55 kilometra pista të rregulluara dhe 20 kilometra shtesë për skijim nordik, ky destinacion ofron argëtim për të gjithë, nga fillestarët deri tek skiatorët me përvojë. Çmimet e biletave janë nga 2.400 deri në 2.800 denarë për një biletë ditore, ndërsa bileta gjashtë ditore kushton rreth 11.000 denarë.
Jahorina, Bosnje dhe Hercegovinë
Vetëm 40 minuta nga Sarajeva, Jahorina tërheq vizitorët me historinë e saj si destinacion olimpik dhe frymën bashkëkohore të skijimit. Pistat janë të mirëmbajtura, dhe bileta një biletë gjashtë ditore kushton rreth 10.800 denarë. Biletat ditore janë në dispozicion për rreth 2.500 denarë.
Kranjska Gora, Slloveni
E njohur për garat botërore të sllallomit dhe trampolinën legjendare të skive të Planicës, Kranjska Gora është vendi i përsosur për adhuruesit e skijimit dhe magjisë dimërore. Çmimi i biletës gjashtë ditore është rreth 18.500 denarë, ndërsa një biletë ditore kushton 2.500 denarë. Ky vend është po aq tërheqës si në verë ashtu edhe në dimër.
Bansko, Bullgari
Qendra më e madhe e sijimit në Bullgari, Bansko, është kombinim i përsosur i çmimeve të përballueshme dhe kushteve të mira të skijimit. Me statusin e destinacionit dimëror më të lirë në Evropë, Bansko është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve nga rajoni.
Kodra e Diellit, Maqedoni e Veriut
E vendosur në malin Sharr, Kodra e Diellit është një perlë skijimi në RMV. Me pista të përshtatshme për fillestarët dhe terrene aventuriere për skiatorë me përvojë, ky destinacion ofron një provojë unike. Lartësia prej 1690 metrash dhe peizazhet e bukura e bëjnë Kodrën e Diellit një zgjedhje të shkëlqyer për pushime dimrore.
Pavarësisht nëse zgjidhni luksin Kopaonikut, historinë e Jahorinës, pamjen piktoreske Kranjska Gorën, çmimet e Banskos apo aventurën e Kodrës së Diellit qendrat e skijimit në Ballkan garantojnë një aventurë dimërore unike. Paketoni pajisjet tuaja të skijimit, shijoni pistat me borë dhe mos harroni verën e ngrohtë të zier.