Dhuna e mbrëmshme ndaj Gjestit e ka tronditur Anitën, bën reagimin e ashpër e me plot mllef

Anita Haradinaj reagon ashpër pas incidentit në Big Brother VIP Albania: “Fyerje ndaj çdo nëne shqiptare dhe çdo fëmije të lindur pas lufte”. Pas skenave të rënda të dhunës verbale dhe fizike që u transmetuan në “Big Brother VIP Albania”, ku banorja Jozefina Topalli (Jozi) ofendoi dhe sulmoi fizikisht Gjest Ramën, ka ardhur një reagim […]

Prill 13, 2025 - 13:00
 0  7
Dhuna e mbrëmshme ndaj Gjestit e ka tronditur Anitën, bën reagimin e ashpër e me plot mllef

Anita Haradinaj reagon ashpër pas incidentit në Big Brother VIP Albania: “Fyerje ndaj çdo nëne shqiptare dhe çdo fëmije të lindur pas lufte”.

Pas skenave të rënda të dhunës verbale dhe fizike që u transmetuan në “Big Brother VIP Albania”, ku banorja Jozefina Topalli (Jozi) ofendoi dhe sulmoi fizikisht Gjest Ramën, ka ardhur një reagim i fuqishëm dhe emocional nga gazetarja dhe figura publike e njohur, Anita Haradinaj.

Përmes një postimi në InstaStory, Anita dënoi ashpër fjalët dhe veprimet e Jozit duke i cilësuar ato si një ofendim jo vetëm ndaj Gjestit, por ndaj të gjithë nënave shqiptare dhe çdo fëmije që ka lindur pas luftës në Kosovë.

“Me t’thënë ‘kopil shkine’ me ofendu dinjitetin dhe integritetin edhe moralin e çdo nënë shqiptare, por edhe çdo fëmije të lindur pas lufte e në fund me e dhunu e sulmu, abuzu edhe fizikisht një djalë 24 vjeç që ka ardh me lujt e me jetu një përvojë”, shkruan Anita në reagimin e saj.

Ajo u ndal veçanërisht tek fakti që Gjest Rama, një djalë i ri që ka hyrë në këtë format për të ndarë historinë e tij dhe për të përjetuar një përvojë jetësore, është sulmuar dhe fyer në mënyrë të turpshme përmes një gjuhe që bart ngarkesë të rëndë etnike dhe historike.

“Unë di vetëm t’i them familjes së Loredanës t’a ruajnë atë vajzë që është engjëll,” vijon ajo, duke iu referuar partneres së Gjestit, këngëtares shqiptare Loredana Zefi, e cila gjithashtu ka shprehur mbështetje për të dashurin e saj pas ngjarjes.

Në fund të reagimit, Anita e përmbyll me një deklaratë të fuqishme:

“Gjest djali ti je fitues.”

Reagimi i Anita Haradinajt është vetëm një ndër shumë reagimet që kanë shpërthyer në rrjet pas incidentit të transmetuar në BBVA./ORAinfo/