Dita e fundit/ Kurti fton mërgatën të regjistrohen për votim, u tregon edhe orën deri kur ka afat
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar sërish mërgatën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti ka thënë edhe se, procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë. ‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar sërish mërgatën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurti ka thënë edhe se, procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë.
‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë’’, ka thënë ai mes tjerash.