Ministri Balla ndan detaje për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë kryer 80% e punimeve, përfundojnë në verën e vitit 2026

Nga Kuvendi, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka folur ndër të tjera edhe për projektin e hukurudhës Tiranë-Durrës. Ai u shpreh se punimet pritet të përfundojnë në verën e vitit 2026. Pjesë nga fjala e Ballës: ‘Tirana dhe Durrësi janë dy qytete të mëdha dhe lidhja e tyre me hekurudhë është […]

Jan 30, 2025 - 20:00
 0  4
Ministri Balla ndan detaje për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë kryer 80% e punimeve, përfundojnë në verën e vitit 2026

Nga Kuvendi, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka folur ndër të tjera edhe për projektin e hukurudhës Tiranë-Durrës.

Ai u shpreh se punimet pritet të përfundojnë në verën e vitit 2026.

Pjesë nga fjala e Ballës:

‘Tirana dhe Durrësi janë dy qytete të mëdha dhe lidhja e tyre me hekurudhë është projekt i madh strategjik dhe një lidhje me rëndësi infrastrukturore që do ti bashkojë edhe më shumë këto qytete. U konsiderua e rëndësishme që pjesë e financimit nga Banka Europiane për Rindërtim të ishte edhe ndërtimi i godinave të reja të stacioneve hekurudhore sepse vetëm godina e stacionit hekurudhor në Durrës mund të rikonstruktohet, kurse të tjerat duhet që të bëhen të reja. Ju dhe bankën euoripane për rindërtim dhe zhvillim e shpallët grup kriminal, po ju keni qenë në qeveri vet dhe keni punuar më këtë bankë. Sa i takon punimeve ne kemi kryer mbi 80 për qind të punimeve dhe në verën e 2026, do vini me tren në Tiranë.’