Ditët e fundit në merkato, Fisnik Asllani mund t’i bashkohet gjigantit evropian
Fisnik Asllani mund të jetë në qendër të një tjetër lëvizjeje të rëndësishme në këtë afat kalimtar. Sulmuesi kosovar i Hoffenheimit i është rekomanduar Galatasarayt, ndërsa sipas raportimit të gazetarit turk Haluk Yürekli, klubi nga Stambol...


Fisnik Asllani mund të jetë në qendër të një tjetër lëvizjeje të rëndësishme në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi kosovar i Hoffenheimit i është rekomanduar Galatasarayt, ndërsa sipas raportimit të gazetarit turk Haluk Yürekli, klubi nga Stambolli është duke shqyrtuar raportet mjekësore të futbollistit.
Çështja e gjendjes fizike të Asllanit është bërë temë diskutimi gjatë këtij afati kalimtar, pasi transferimi i tij te RB Leipzig dështoi në fillim të këtij muaji.
Leipzig kishte arritur marrëveshje me Hoffenheimin për transferimin e sulmuesit për rreth 25 milionë euro, por pas kontrolleve mjekësore klubi gjerman shprehu shqetësime dhe vendosi të mos e finalizojë marrëveshjen.
Megjithatë, Hoffenheimi ka qëndruar pranë futbollistit dhe ka deklaruar se është i bindur për aftësitë e tij fizike dhe sportive.
Tash, emri i Asllanit është lidhur me Galatasarayn, kampionin turk që po kërkon përforcime për repartin ofensiv.
Sipas informacionit të publikuar nga Yürekli, raportet mjekësore të Asllanit janë duke u shqyrtuar, ndërsa mbetet të shihet nëse Galatasaray do të vendosë të avancojë me një ofertë konkrete për reprezentuesin e Kosovës.
Asllani, 24-vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe në sezonin e kaluar ishte një prej futbollistëve kryesorë të Hoffenheimit. Ai zhvilloi 35 ndeshje, duke kontribuar me 21 gola dhe asistime, dhe pati rol të rëndësishëm në kualifikimin e klubit për Ligën e Evropës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.