Djali i Afërdita Dreshajt feston 5-vjetorin, modelja ndan momente të ëmbla

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta për të festuar ditëlindjen e djalit të saj. I vogli i saj, Sky Blue, ka mbushur 5 vjeç dhe me këtë rast modelja ka bërë një urim shumë emocional, duke shprehur dashurinë e madhe që ajo […]

Mars 16, 2026 - 11:30
 0
Djali i Afërdita Dreshajt feston 5-vjetorin, modelja ndan momente të ëmbla

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta për të festuar ditëlindjen e djalit të saj.

I vogli i saj, Sky Blue, ka mbushur 5 vjeç dhe me këtë rast modelja ka bërë një urim shumë emocional, duke shprehur dashurinë e madhe që ajo dhe bashkëshorti kanë për të.

Krahas fotografive të publikuara, ajo ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen Sky Blue. Dashuria më e madhe e mamit dhe e babit, e gjithë bota jonë mbush 5 vjeç sot. Të shikojmë të rritesh ka qenë udhëtimi më i bukur dhe emocional i jetës sonë!

Jeta jote qoftë gjithmonë e mbushur me lumturi, dritë dhe ëndrra që bëhen realitet. Të duam më shumë sesa mund të shprehen ndonjëherë me fjalë, përgjithmonë e përgjithmonë”!

Postimi i saj është pritur me shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët kanë uruar vogëlushin për ditëlindjen e tij.