Dogana e RMV-së konfiskoi një autobus me targa të Kosovës, i përshtatur posaçërisht për kontrabandë
Në vendkalimin kufitar “Deve Bair” është konfiskuar autobus me targa të Kosovës, i projektuar dhe i pajisur posaçërisht për fshehjen e mallit, njofton Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portlab.mk. Autobusi kryente transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Stamboll – Prishtinë. “Gjatë kontrollit të kryer në pjesën e hapësirës së bagazhit në autobus, […]


Në vendkalimin kufitar “Deve Bair” është konfiskuar autobus me targa të Kosovës, i projektuar dhe i pajisur posaçërisht për fshehjen e mallit, njofton Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portlab.mk.
Autobusi kryente transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Stamboll – Prishtinë.
“Gjatë kontrollit të kryer në pjesën e hapësirës së bagazhit në autobus, në pjesën e sipërme me heqjen e vidave të dërrasës prej druri, është zbuluar një hapësirë jo fabrike dhe e zgjatur për 10 centimetra në të gjithë gjatësinë e hapësirës së bagazhit të autobusit, e cila është një ndarje apo bunker i punuar posaçërisht”, thuhet në njoftimin nga Dogana.
Nga aty shtojnë se në gjykatën kompetente do të dorëzohet raport përkatës për shoferin e autobusit, i cili është shtetas i Kosovës, për shkak të shkeljes së rregullave doganore.