Don Mikel Sopi për homoseksualitetin: Ne nuk duhet ta luftojmë, të jemi mirëkuptues
Prifti Don Mikel Sopi këtë të premte mes tjerash në emisionin Adresa foli edhe për komunitetin LGBT. Sipas tij, qëndrimi ndaj komunitetit LGBT dhe homoseksualitetit duhet të jetë i matur dhe me mirëkuptim. Ai theksoi se nuk duhet të ketë gjykim apo luftë ndaj njerëzve për ndjenjat e tyre, por edhe të shmanget kalimi në
Prifti Don Mikel Sopi këtë të premte mes tjerash në emisionin Adresa foli edhe për komunitetin LGBT.
Sipas tij, qëndrimi ndaj komunitetit LGBT dhe homoseksualitetit duhet të jetë i matur dhe me mirëkuptim. Ai theksoi se nuk duhet të ketë gjykim apo luftë ndaj njerëzve për ndjenjat e tyre, por edhe të shmanget kalimi në ekstreme që mund të dëmtojnë shoqërinë.
“Ne nuk duhet ta luftojmë. Nëse dikush i ka ato ndjenja, të jemi mirëkuptues deri diku. E thashë në atë që jo nga një situatë e tillë të kalojmë në ekstrem tjetër, që gjeneron gjëra jo të mira për shoqërinë”, deklaroi Sopi.
