Dramë në Shkup: Grabitje e armatosur në një kazino, policia në ndjekje të autorëve
Një dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasi dy grabitës të armatosur me armë zjarri kanë hyrë me forcë në një kazino në qendrën tregtare “Shkupjanja” dhe kanë kryer një grabitje. Sipas informacioneve të publikuara nga “Sloboden Peçat”, sulmuesit pas grabitjes janë arratisur drejt bregut të lumit Vardar, pas së […]
Një dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasi dy grabitës të armatosur me armë zjarri kanë hyrë me forcë në një kazino në qendrën tregtare “Shkupjanja” dhe kanë kryer një grabitje.
Sipas informacioneve të publikuara nga “Sloboden Peçat”, sulmuesit pas grabitjes janë arratisur drejt bregut të lumit Vardar, pas së cilës policia ka nisur një ndjekje intensive nëpër rrugët e lagjes.
Në vijim e sipër është tentativa për rrethimin e tyre, ndërsa i gjithë rajoni është nën prani të shtuar policore.
E gjithë lagjja ndodhet nën rrethim policor.