Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Policët janë jashtë rrezikut për jetë, pesë prej tyre u lëshuan për në shtëpi

Laura Nushi, drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës, ka thënë se tre prej zyrtarëve policorë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas vetaksidentit në Grabovc të Zveçanit. Ajo para mediave ka deklaruar se pesë zyrtarët e tjerë janë lëshuar për në shtëpi, dhe se tetë policët janë jashtë rrezikut për jetë. “Gjendja pas ekzaminimeve të

dhjetor 14, 2024 - 05:00
 0  9
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Policët janë jashtë rrezikut për jetë, pesë prej tyre u lëshuan për në shtëpi

Laura Nushi, drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës, ka thënë se tre prej zyrtarëve policorë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas vetaksidentit në Grabovc të Zveçanit.

Ajo para mediave ka deklaruar se pesë zyrtarët e tjerë janë lëshuar për në shtëpi, dhe se tetë policët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja pas ekzaminimeve të bëra është stabile, është jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë dërguar për në ShSKUK, ndërsa pesë të tjerë janë liruar për në shtëpi”.

“Ata kryesisht kanë fraktura të ekstremiteteve dhe plagë të jashtme sipërfaqësore, ata që kanë shkuar në Prishtinë edhe ata nuk kanë ndryshime prej diagnozave që janë lëshuar nga spitali ynë”, ka thënë Nushi.