PDK pas vdek*jes së gazetarit Faton Osmani: Do të mbahet mend për përkushtimin e tij në media

Partia Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e gazetarit, Faton Osmani, pas vdekjes së tij. Kjo parti thotë se lajmin për vdekjen e Fatonit, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, e morën me pikëllim të thellë. Tutje, në telegram, PDK-ja thotë se kontributi i Osmanit në fushën e medias dhe informimit në

shkurt 11, 2025 - 14:00
 0  5
PDK pas vdek*jes së gazetarit Faton Osmani: Do të mbahet mend për përkushtimin e tij në media
pdk-pas-vdek*jes-se-gazetarit-faton-osmani:-do-te-mbahet-mend-per-perkushtimin-e-tij-ne-media

pdk-pas-vdek*jes-se-gazetarit-faton-osmani:-do-te-mbahet-mend-per-perkushtimin-e-tij-ne-media

Partia Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e gazetarit, Faton Osmani, pas vdekjes së tij.

Kjo parti thotë se lajmin për vdekjen e Fatonit, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, e morën me pikëllim të thellë.

Tutje, në telegram, PDK-ja thotë se kontributi i Osmanit në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm

“E nderuara familje Osmani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, familjarit tuaj, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm. Përmes punës së tij të palodhshme, ai krijoi një platformë të besueshme dhe profesionale të lajmeve, duke i shërbyer publikut me informacion të saktë dhe të paanshëm.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e medias në vend. Ai la gjurmë të pashlyeshme në këtë fushë, jo vetëm si themelues i Ekonomia Online, por edhe përmes angazhimit të tij në media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë moment të dhembjes së madhe, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, miqve dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve në vend”, thuhet në reagimin e PDK-së