Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja, s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu ka parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje do të formojë qeverinë e re, por u shpreh se ky nuk është një “lajm i mirë” për Kosovën. Haxhiu ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të Vetëvendosjes, duke thënë se ajo ka shkaktuar “të keqen” për katër vite, megjithatë, ai ka shtuar se më mirë do të


Gazetari Baton Haxhiu ka parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje do të formojë qeverinë e re, por u shpreh se ky nuk është një “lajm i mirë” për Kosovën.
Haxhiu ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të Vetëvendosjes, duke thënë se ajo ka shkaktuar “të keqen” për katër vite, megjithatë, ai ka shtuar se më mirë do të ishte një koalicion që e kontrollon Vetëvendosjen sesa një koalicion që e shkatërron atë.
“Nuk është lajm i mirë por qeverinë e bën Vetëvendosja. Me gjithë të keqen që ja ka bë Kosovës katër vjetë”, tha Haxhiu
“Ajo që unë mendoj më mirë është një koalicion ku e kontrollon Vetëvendosjen sesa një koalicion që na shkatërron Vetëvendosjen. Kontrollohet më beso”, tha ai në Pressing.