Drejtori i Emergjencës: 25 vjeçari i plagosur me armë zjarri në gjendje të rëndë e jostabile

Harbin Vitija, i riu që u plagos mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndodhet në gjendje jostabile shëndetësore, kanë konfirmuar nga Klinika Emergjente në QKUK. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur pë...

maj 15, 2026 - 00:31
Drejtori i Emergjencës: 25 vjeçari i plagosur me armë zjarri në gjendje të rëndë e jostabile

Harbin Vitija, i riu që u plagos mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndodhet në gjendje jostabile shëndetësore, kanë konfirmuar nga Klinika Emergjente në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur pët Express se pacienti është pranuar në gjendje të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor.

“Një i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 2001, është sjellë në Emergjencë në gjendje të rëndë dhe jostabile. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Ekipet mjekësore kujdestare janë duke e trajtuar në Qendrën Emergjente,” ka deklaruar Syla.

Sipas tij, gjendja e pacientit mbetet serioze dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.