Dua Lipa befason mësuesin e saj të shkollës fillore, duke i bërë një vizitë surprizë gjatë intervistës së tij për Krishtlindje në ITV
Dua Lipa dhe mësuesi i saj u përlotën të dy gjatë programit special të këngëtares në ITV të dielën mbrëma. Ylli i muzikës pop, 29 vjeçe, e cila vijoi mësimet në shkollën prestigjioze ‘Sylvia Young Theatre School’ para se të arrinte famën globale, u ribashkua me Ray-n, mësuesin e saj, në një nga momentet më […]
Dua Lipa dhe mësuesi i saj u përlotën të dy gjatë programit special të këngëtares në ITV të dielën mbrëma.
Ylli i muzikës pop, 29 vjeçe, e cila vijoi mësimet në shkollën prestigjioze ‘Sylvia Young Theatre School’ para se të arrinte famën globale, u ribashkua me Ray-n, mësuesin e saj, në një nga momentet më emocionuese të koncertit të saj në Royal Albert Hall.
Dua e surprizoi Ray-n ndërsa ai po regjistronte një intervistë për programin dhe, me lot në sy, i tha: “Duhet të them që më ndihmove shumë me vetëbesimin dhe bëre një ndryshim të madh në jetën time”, shkruan DailyMail.
Kur dëgjoi këto fjalë, mësuesi shpërtheu në lot, duke kuptuar se këngëtarja e njohur për hitin “Levitating” ishte bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop.
Dua ka studiuar në këtë shkollë në Londër gjatë fundjavave si fëmijë dhe më pas u rikthye për t’i përfunduar studimet pas provimeve të A-Level. Ky institucion ka nxjerrë talente të famshme, si: Amy Winehouse, Rita Ora, Tom Fletcher dhe Gemma Collins.
Më herët gjatë mbrëmjes, fansat e Elton John u preken nga një duet emocional mes tij dhe Duas gjatë programit special të koncertit të saj. Elton, i cili është 77 vjeç, ka pranuar së fundmi se ka humbur shikimin në syrin e djathtë për muaj të tërë dhe gjithashtu ka kaluar një operacion për zëvendësimin e gjurit në janar.
Pavarësisht këtyre sfidave, ai qëndroi ulur për pjesën më të madhe të performancës së tij në Royal Albert Hall, që u xhirua më 17 tetor.
Gjatë këngës së tyre të famshme “Cold Heart”, Elton u ngrit përkohësisht dhe u lëkund në ritmin e muzikës, por nuk e lëvizi këmbën. Kur kënga përfundoi, ai i zgjati dorën Duas, e cila, pasi e kuptoi se ai dëshironte t’i jepte dorën, ia mbajti atë. Ky moment emocionues përfundoi me një puthje në faqe nga Dua për Elton, para se ai të shoqërohej me kujdes nga skena.
Për fansat në rrjetet sociale, miqësia mes Elton dhe Duas ishte tepër e veçantë, me komente si: “Dua dhe Elton janë bërë shokë kaq lehtësisht, shpresojmë për një tjetër bashkëpunim”. Disa fansa theksuan se duetet e Duas dhe Eltonit ishin një përvojë magjike dhe se këngët e tyre mbushën gjithashtu sallën me emocione të mëdha.
Një pjesëmarrës i koncertit e përshkroi atmosferën si të ngrohtë dhe emocionuese, duke thënë: “Kimia mes Elton dhe Dua ishte shumë e ëmbël dhe e gëzuar për t’u parë. Edhe pse Elton nuk ishte aq aktiv fizikisht, zëri i tij mbeti i fortë dhe krijoi një atmosferë të mrekullueshme.”
Kjo performancë e fundit ka ardhur pas pranimit të Elton John se ka humbur shikimin për shkak të një infeksioni serioz më herët këtë vit. Në premierën e musical-it “The Devil Wears Prada” në Londër, Elton falënderoi bashkëshortin e tij, David Furnish, për mbështetje të palëkundur, duke thënë: “Kam humbur shikimin. Tani mbështetem më shumë te tingujt për të përjetuar performancat”.
Gjatë koncertit të saj, Dua ka performuar 19 këngë të saj, të gjitha të rikrijuara me një orkestër 53-pjesëtarëshe dhe një kor prej 14 personash, duke përfshirë edhe një bandë 7-pjesëtarësh. Performanca gjithashtu përfshiu debutimin live të këngës “Dance The Night” nga soundtrack-u i filmit “Barbie” të Greta Gerwig.