Dhunë ndaj ish-partneres dhe i burgosur për tri vite, zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?
Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht Gjestin, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione ende jo zyrtare mbi të kaluarën e tij.Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë […] The post Dhunë ndaj ish-partneres dhe i burgosur për tri vite, zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër? appeared first on InfoShqip.com.

Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht Gjestin, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione ende jo zyrtare mbi të kaluarën e tij.Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë përpara se ai të bëhej pjesë e reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.
Sipas burimeve të sigurta për “Prive”, një ish-partnere e Jozit e ka denoncuar atë për dhunë fizike, teksa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që ata jetonin bashkë në Zvicër. Pas denoncimit të saj, ai është arrestuar dhe, siç mësohet, ka qëndruar në burg për afro tri vite, nga viti 2020 deri në 2023, pikërisht gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.
Juristë zviceranë, të konsultuar nga media, kanë bërë të ditur se dënimet e tilla me kohëzgjatje të gjatë për dhunë ndodhin vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta, çka ngre edhe më shumë shqetësim për sjelljen e tij si recidivist.
Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.
The post Dhunë ndaj ish-partneres dhe i burgosur për tri vite, zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër? appeared first on InfoShqip.com.