Dua Lipa shihet duke shijuar Superklasicon legjendare Boca–River në La Bombonera

Pas dy netëve me koncerte të shitura plotësisht në stadiumin “Monumental” të River Plate, Dua Lipa i befasoi fansat e saj argjentinas me një paraqitje të papritur në një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vendit, Superklasicon mes Boca Juniors dhe River Plate, që u zhvillua në “La Bombonera”. Këngëtarja shqiptare mbërriti në stadiumin […]

Nëntor 10, 2025 - 09:30
 0
Dua Lipa shihet duke shijuar Superklasicon legjendare Boca–River në La Bombonera

Pas dy netëve me koncerte të shitura plotësisht në stadiumin “Monumental” të River Plate, Dua Lipa i befasoi fansat e saj argjentinas me një paraqitje të papritur në një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vendit, Superklasicon mes Boca Juniors dhe River Plate, që u zhvillua në “La Bombonera”.

Këngëtarja shqiptare mbërriti në stadiumin e Boca-s e veshur me fanellën e re të kombëtares së Argjentinës, e shoqëruar nga anëtarë të familjes që mbanin të njëjtën veshje.

Ajo u ul në një nga lozhat VIP vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes, mes një atmosfere elektrizuese me këngë, daulle dhe brohoritje pa fund nga tifozët vendas.

Kamerat e stadiumit e kapën autoren e hitit “Levitating” duke buzëqeshur, duke kërcyer dhe duke regjistruar turmën plot entuziazëm, ndërsa shijonte pasionin e tifozëve për futbollin argjentinas.

Prania e saj në “La Bombonera” u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e Boca-s e mirëpritën si një “mikeshë të re të klubit”.

Kulmi i mbrëmjes erdhi kur legjenda e Boca Juniors dhe presidenti aktual i klubit, Juan Román Riquelme, iu afrua për ta përshëndetur personalisht.

Ai i dhuroi Duas dy fanella të Boca-s me numrin e tij të famshëm 10 dhe emrin “Román”, një gjest që e shndërroi momentin në një kujtim të veçantë për këngëtaren.

Spektakli në fushë përfundoi me fitore për vendasit: Boca Juniors triumfoi ndaj River Plate me rezultatin 2–0, duke i dhënë fund një mbrëmjeje perfekte për tifozët dhe për Dua Lipën, që e përjetoi magjinë e “La Bombonera”-s nga afër. /Telegrafi/