Dua Lipa shkëlqen në plazhin e Sydney, pas përfundimit të turneut në Australi

Pas përfundimit të suksesshëm të turneut “Radical Optimism” në Australi, Dua Lipa festoi me një ditë relaksi në plazhin Coogee të Sydney. E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe pantallona të shkurtra xhins, 29-vjeçarja tregoi linjat e saj të tonifikuara, duke shijuar diellin australian në shoqërinë e ekipit të saj. Këngëtarja kishte zgjedhur një […]

Prill 6, 2025 - 16:00
 0  6
Dua Lipa shkëlqen në plazhin e Sydney, pas përfundimit të turneut në Australi

Pas përfundimit të suksesshëm të turneut “Radical Optimism” në Australi, Dua Lipa festoi me një ditë relaksi në plazhin Coogee të Sydney.

E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe pantallona të shkurtra xhins, 29-vjeçarja tregoi linjat e saj të tonifikuara, duke shijuar diellin australian në shoqërinë e ekipit të saj.

Këngëtarja kishte zgjedhur një stil të thjeshtë, por luksoz, duke e kombinuar veshjen me një çantë të re Chanel nga koleksioni i fundit dhe këpucë Tabi nga Maison Margiela, shkruan DailyMail.

Para se të uleshin për të marrë rreze, Dua dhe grupi bënë një shëtitje përgjatë bregut.

Ylli i popit pritet të udhëtojë drejt Zelandës së Re këtë javë, ku do të performojë në Auckland më 2 dhe 4 prill.

Gjatë qëndrimit të saj në Australi, ajo u pa edhe në momente të zakonshme, si p.sh. duke blerë ushqime në një supermarket lokal në Bondi, ku ra në sy unaza e saj e bukur e fejesës me diamant.

Dua vazhdon të kombinojë me finesë stilin e saj magjepsës me jetën e përditshme – një ikonë globale që di të shkëlqejë në çdo rrethanë. /Telegrafi/