Jetë miliardere, mirëpo Emina Çunmulaj është gati të kthehet në Malësi
Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ka shprehur një dëshirë të fortë për t’u rikthyer në vendlindjen e saj – Malësinë. “E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy […]

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ka shprehur një dëshirë të fortë për t’u rikthyer në vendlindjen e saj – Malësinë.
“E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë”, tha Emina, duke nënvizuar mallin dhe lidhjen shpirtërore që ndjen me tokën e saj.
Modelja shtoi se këtë ndjesi e kuptojnë më së miri emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pasi ata ndajnë të njëjtën gjendje emocionale – atë të përjetimit të një jete larg rrënjëve, por me një mall që nuk shuhet kurrë.
Edhe pse nëna e saj ka ndërruar jetë më shumë se një dekadë më parë dhe pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në SHBA, Emina theksoi se ndjen një thirrje të brendshme për t’u kthyer “në tokën e babës së saj”.
Nuk është hera e parë që modelja shfaq publikisht dashurinë për Malësinë. Prej vitesh, ajo kalon çdo verë në Tuz bashkë me familjen dhe fëmijët e saj, duke dokumentuar shpesh në rrjete sociale momente nga jeta e thjeshtë dhe e lumtur në vendlindje.