“Dua të rikthehem, të jem ajo që kam qenë”, Elton Ilirjani ndan detaje të tjera nga takimi me Parashqevi Simakun

Pasi biznesmeni Elton Ilirjani strehoi Parashqevi Simakun në një hotel në Manhattan, ai kishte dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel. Ai zbuloi se qëndrimi i saj do të jetë për tre javë aty dhe më pas, vendimi se ku do të rindërtojë jetën do t’i perkasë vetëm Parashqevi Simakut dhe familjarëve të saj. Gazetarja: […] The post “Dua të rikthehem, të jem ajo që kam qenë”, Elton Ilirjani ndan detaje të tjera nga takimi me Parashqevi Simakun appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 16, 2024 - 15:01
 0  6
“Dua të rikthehem, të jem ajo që kam qenë”, Elton Ilirjani ndan detaje të tjera nga takimi me Parashqevi Simakun

Pasi biznesmeni Elton Ilirjani strehoi Parashqevi Simakun në një hotel në Manhattan, ai kishte dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel.

Ai zbuloi se qëndrimi i saj do të jetë për tre javë aty dhe më pas, vendimi se ku do të rindërtojë jetën do t’i perkasë vetëm Parashqevi Simakut dhe familjarëve të saj.

Gazetarja: Në çfarë gjendje ishte ajo?

Eltoni: Diva jonë ishte një mrekulli, si gjithmonë dhe ishte një moment magjik dhe nuk di jam shumë i emocionuar sepse kam vite që e kërkoj Parshqevi Simakun, e dija gjendej e saj dhe po e kërkoja dhe ajo kishte thjesht nevojë për pak dashuri, një dashuri të cilën unë dhe Elvira sot ia dhamë. Pastaj shkuam së bashku në një hotel ku ajo do të kalojë tre javët e ardhshme, deri sa ne të marrim vendim së bashku me Parashqevinë dhe familjarët e saj se çfarë të bëjmë.

Gazetarja: A ishte ajo pranuese, Elton, në momentin e parë?

Eltoni: Po, aj donte që të fliste shqip, por ndoshta nuk e kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë rrugëve të New York-ut dhe unë nuk e dija që ajo qëndrote në njërin nga stacionet kryesore New York-ut.

Gazetarja: Pra flinte në rrugë, ajo e kalonte natën jashtë?

Eltoni: Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. Dhe unë mezi po prisja ta çoj në një hotel dinjitoz, si një Diva që është. Ajo nuk kishte fare vetëdije për gjurmën në Shqipëri, sepse nuk ka qasje në media. Na përqafonte të dyve, na puthte si mua, si Elvirën. Kërkon të bëjë një dush, që të qetësohet, që të shijojë momentin sepse ne duam ë bëjmë një darkë të bukur së bashku sot ku do të shijojmë një gotë verë, të flasim për muzikën. Ajo po këndonte muzikë xhaz, e pabesueshme Kristinë.

Gazetarja: Ajo vazhdon këndon?

Eltoni: Po, po me atë zërin e saj të bukur, ajo është idhulli im.

Gazetarja: Çfarë të tha më shumë?

Eltoni: Me shumë emocion unë tha dua të rikthehem të jem ajo që kam qenë, dua të jem një Diva e bukur. Domethënë nuk është e vërtetë që ajo nuk e do Shqipërinë, ajo fliste me fjalë të urta popullore nga Kavaja. Dhe ne do të bëjmë që ajo të rikthehet sërish dhe të bëjë një jetë dinjitoze siç e meriton.

Gazetarja: Në Shqipëri, apo në SHBA?

Eltoni: Këtë do të vendosë ajo.

Më pas edhe imigrantja Elvira, tregon për takimin e tyre, kur kjo e kishte pyetur nëse është Parashqevi Simaku dhe ajo kishte thënë po. Ajo i kishte dhuruar një burek dhe një shall.
Tani Parashqevi po qëndron në hotelin në të cilin e dërgoi Eltoni. /Telegrafi

The post “Dua të rikthehem, të jem ajo që kam qenë”, Elton Ilirjani ndan detaje të tjera nga takimi me Parashqevi Simakun appeared first on InfoShqip.com.