Murtezani për vizitë pune në Athinë
Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, më 6 dhe 7 shkurt të vitit 2025 do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Helene, ku është paraparë të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit grek. Në kuadër të vizitës, ministri Mourtezani do të takohet me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, ambasadoren Aleksandra Papadopullu. […]
![Murtezani për vizitë pune në Athinë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2024/07/Murtezani-pres-IPA.webp)
Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, më 6 dhe 7 shkurt të vitit 2025 do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Helene, ku është paraparë të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit grek.
Në kuadër të vizitës, ministri Mourtezani do të takohet me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, ambasadoren Aleksandra Papadopullu. Takimi është një mundësi për të shkëmbyer mendime lidhur me më shumë çështjesh, duke përfshirë edhe progresin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shqyrtimin e sfidave kryçe në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Ministri Mourtezani do të realizon takim edhe me zëvendëspresidentin e parlamentit grek dhe president i Komisionit për çështje Evropiane, Joanis Plakiotakis. Fokusi i bisedimeve do të përqëndrohet në bashkëpunimin parlamentar, dinamikën e procesit të reformave dhe mundësitë për nisma të përbashkëta në kontekstin e politikës së zgjerimit të BE-së.