Dy persona të lënduar në aksident trafiku në Ferizaj

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete, i cili ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, të lënduarit ishin pasagjerë në motoçikletë dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Nëntor 28, 2025 - 22:30
 0
Dy persona të lënduar në aksident trafiku në Ferizaj

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete, i cili ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, të lënduarit ishin pasagjerë në motoçikletë dhe kanë pësuar lëndime trupore.

“Në ora: 18:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj ka ndodhur aksident trafiku, të perfshirë janë një motoçikletë. Lëndime trurpore kanë pesuar dy persona (që ishin në motoçikletë)”, tha ai.