Haxhiu takon ambasadorin zviceran, theksohet bashkëpunimi Kosovë-Zvicër

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher. Gjatë bashkëbisedimit, thuhet se ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit. “Kryetarja Haxhiu vlerësoi

Mars 12, 2026 - 17:00
 0
Haxhiu takon ambasadorin zviceran, theksohet bashkëpunimi Kosovë-Zvicër
haxhiu-takon-ambasadorin-zviceran,-theksohet-bashkepunimi-kosove-zvicer

haxhiu-takon-ambasadorin-zviceran,-theksohet-bashkepunimi-kosove-zvicer

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Gjatë bashkëbisedimit, thuhet se ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

“Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, shkroi Kuvendi i Kosovës përmes një postimi në Facebook.