Dy të rinj kapen nga policia me armë pa leje në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje. Me datën 20.12.2024, rreth orës 11:40 kemi pranuar një informatë se një person posedon me vete armë zjarri dhe është duke qëndruar me një kafiteri. Pjesëtarët

dhjetor 21, 2024 - 13:00
 0  3
Dy të rinj kapen nga policia me armë pa leje në rajonin e Ferizajt
dy-te-rinj-kapen-nga-policia-me-arme-pa-leje-ne-rajonin-e-ferizajt

dy-te-rinj-kapen-nga-policia-me-arme-pa-leje-ne-rajonin-e-ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Me datën 20.12.2024, rreth orës 11:40 kemi pranuar një informatë se një person posedon me vete armë zjarri dhe është duke qëndruar me një kafiteri. Pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në rroba civile menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur personin L.S (M/K) i moshës 17 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma është konfiskuar.

Me datën 20.12.2024, rreth orës 17:30 gjatë patrullimit policët e stacionit në Shtime kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, tek i dyshuari E.S (M/K) i moshës 26 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.