Dy vdekje në spital e çojnë në 13 numrin e viktimave nga zjarri në Bosnjë

Numri i të vdekurve nga zjarri që ra këtë javë në një shtëpi të pleqve në Bosnjë ka arritur në 13, pasi dy persona të tjerë vdiqën në spital, thanë mjekët të premten. Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në katin e shtatë të një qendre të të moshuarve në qytetin verilindor të Tuzllës, duke

Nëntor 7, 2025 - 12:30
 0
Dy vdekje në spital e çojnë në 13 numrin e viktimave nga zjarri në Bosnjë
Dy vdekje në spital e çojnë në 13 numrin e viktimave nga zjarri në Bosnjë

Dy vdekje në spital e çojnë në 13 numrin e viktimave nga zjarri në Bosnjë

Numri i të vdekurve nga zjarri që ra këtë javë në një shtëpi të pleqve në Bosnjë ka arritur në 13, pasi dy persona të tjerë vdiqën në spital, thanë mjekët të premten.

Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në katin e shtatë të një qendre të të moshuarve në qytetin verilindor të Tuzllës, duke i bërë njerëzit të dilnin me nxitim në panik. 11 persona vdiqën atë ditë si pasojë e mbytjes nga thithja e tymit.

13 persona mbeten ende të shtruar në spital, thanë mjekët në spitalin e Tuzlës. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Media boshnjake raportojnë se katet e sipërme në kompleks ishin të zëna nga të moshuar që nuk mund të lëviznin vetë ose ishin të sëmurë. Menaxheri i kompleksit ka dhënë dorëheqjen.