Dyshohet që e kanë dëmtuar buxhetin e RMV-së për 137 milionë euro, Prokuroria filloi hetimin ndaj 13 personave dhe një kompanie

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, transmeton Portalb.mk. Kjo lëndë ishte formuar me iniciativën e Komisionin antikorrupsion, ndërsa ka disa muaj që janë kryer […]

Mars 12, 2025 - 14:00
 0  10
Dyshohet që e kanë dëmtuar buxhetin e RMV-së për 137 milionë euro, Prokuroria filloi hetimin ndaj 13 personave dhe një kompanie
Arrestim nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto nga MPB

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, transmeton Portalb.mk.

Kjo lëndë ishte formuar me iniciativën e Komisionin antikorrupsion, ndërsa ka disa muaj që janë kryer procedurat parahetimore nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ministria për Punë të Brendshme kishte dërguar kallëzim penal ndaj 13 personave fizikë dhe një personi juridik. Dhjetë personat dyshohet se janë bashkëfajtor në kryerjen e veprës penale për keqpërdorimin e tenderëve. Dy persona dhe subjekti juridik, përveç keqpërdorimit të tenderit, ata dyshohen edhe për shpëlarje të parave .

Dy të dyshuarit, në cilësinë e themeluesit dhe udhëheqësit të subjektit juridike, në periudhën 2021-2023 me vetëdije kanë shkelur procedurat për tenderim të mazutit për nevojat e termocentralit në Negotinë. Ata kishin përdorur dokumente të pavërteta, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me 137 milionë euro.

Të punësuarit në pozita të larta në SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në kundërshtim me Udhëzimin për mënyrën e zbatimit të thirrjeve publike kanë ndihmuar të dyshuarin, duke lidhur marrëveshje, përkundër se nuk plotësonte kushtet.

Prokuroria ka propozuar masë paraburgimi për pesë të dyshuar, njëri i akuzuar në lëndën “Aditiv” tashmë gjendet në paraburgim, ndërsa për të tjerët prezencë të siguruar.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në kuadër të aksionit policor për furnizimet e dyshimta të derivateve ka privuar nga liria njëmbëdhjetë persona, një është në arrati, ndërsa një tjetër në paraburgim. MPB ka paraqitur edhe kallëzime penale kundër 13 personave fizikë dhe një personi juridik. Mes tyre është janë ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Armir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.

Raportohet se i arrestuar është ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail JahoskitArmir Jahoski, i cili është udhëheqës i biznesit familjar për derivate “Pucko Petrol” si dhe ish drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.