Për një muaj janë dhënë 317 leje ndërtimi për objekte në vlerë 5.7 miliard denarë

Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjatë muajit janar janë dhënë 317 leje ndërtimi për objekte që kapin vlerën 5 772 690 000 denarë, duke shënuar rritje krahasuar me janarin e kaluar, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje ndërtimi, që është për 23.8 % më shumë krahasuar me muajin e […]

Mars 12, 2025 - 14:00
 0  4
Për një muaj janë dhënë 317 leje ndërtimi për objekte në vlerë 5.7 miliard denarë
Ndërtimtari, Zvicër. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjatë muajit janar janë dhënë 317 leje ndërtimi për objekte që kapin vlerën 5 772 690 000 denarë, duke shënuar rritje krahasuar me janarin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje ndërtimi, që është për 23.8 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e paraparë e objekteve është 5 772 690 mijë denarë, që është për 28.2 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më shumë leje janë dhënë për ndërtimet e larta (54.9 %), ndërsa për rikonstruim janë dhënë rreth 30 % e lejeve. Pak më shumë se gjysma e investitorëve janë persona fizik.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 759 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 471 m2”, raportoi Enti, ashtu që 199 në Ilinden, 123 në Gazi Babë, 108 banesa në Veles, 92 në Qendër dhe 52 në Gjevgjeli.