E hëna – dita “D” për gjykatësit dhe prokurorët, Mickoski: Kemi plan konkret, do të ballafaqohemi me të korruptuarit

Pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për, siç e quajti, aksionin enorm për ballafaqim me gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ai sot paralajmëroi se ky aksion do të zbatohet nga e hëna. Për këtë kemi plan konkret, për shkak se ne dhamë shans, por mjaft pritëm, tha Mickoski. Edhe pse e quajti aksion enorm, megjithatë […]

Nëntor 29, 2024 - 21:00
 0  4
E hëna – dita “D” për gjykatësit dhe prokurorët, Mickoski: Kemi plan konkret, do të ballafaqohemi me të korruptuarit

Pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për, siç e quajti, aksionin enorm për ballafaqim me gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ai sot paralajmëroi se ky aksion do të zbatohet nga e hëna. Për këtë kemi plan konkret, për shkak se ne dhamë shans, por mjaft pritëm, tha Mickoski. Edhe pse e quajti aksion enorm, megjithatë nuk shpjegoi për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

“Mendoj se e dini se nuk funksionojmë si estradë dhe sigurisht se unë nuk do të tregoj, siç ndodhte në të kaluarën para kamerave, para mediave, ose të sjell njësi speciale të policisë, të poshtëroj njerëz, individë etj.. Kemi plan, nga e hëna fillojmë me zbatimin e planit. Mjaft pritëm. Pritëm, dhamë shans, mjafton. Dukshëm shumë të fuqishme janë sulmet nga diarreja, ngërçe në zorrë, kokëdhimbje, temperaturë, ankth etj kur duhet të nënshkruhet urdhri i fundit për zbatimin e drejtësisë, te prokurorë të caktuar fatkeqësisht”, deklaroi Mickoski, transmeton TV21.